Zyrtare, rinovon me kombëtaren trajneri që triumfoi në Euro 2016 dhe Nations League

17 Qershor 2020
8:34
Telesport
back button

Fernando Santos, trajneri fitues i Euro 2016 dhe i Nations League, do të qëndrojë në krye të kombëtares së Portugalisë deri në vitin 2024. Trajneri 65-vjeçar ka rinovuar kontratën me kombëtaren “luzitane”.

Lajmin e konfirmoi Federata Portugeze e Futbollit, që ka konfirmuar Santos në krye të kombëtares. Santos ndodhet në krye të kombëtares që prej shtatorit 2014, duke e drejtuar ekipin në 71 ndeshje zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit