Zyrtare: Roma anashkalon Hysajn, mbrojtësi i ri mbërrin në kryeqytet!

21 Gusht 2019
12:20
Eraldo Harlicaj
back button

Kjo verë ka qenë shumë e pafat për Elseid Hysajn, pasi ka parë t’i mbyllen opsionet një nga një. Roma ishte ekipi që u përfol së fundmi për të marrë mbrojtësin shkodran, por gjërat në merkato kanë ndryshuar dhe kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Chelsea-s, Davide Zappacosta. 

Trajneri Franck Lampard lejoi që italiani të kthehej në Serie A. Ai do të huazohet një vit nga Roma dhe ka mbërritur në Itali. 27-vjeçari nuk ka arritur të bindë në Londër, prandaj dhe rikthimi në Itali mund t’i japë minutat e kërkuara dhe mund të rigjejë sërish veten. 

Hysaj tani mbetet peng i Napolit dhe pritet të kalojë një sezon të vështirë. Shkodrani nuk pëlqehet nga trajneri Carlo Ancelotti që i ka dhënë dritën jeshile për t’u larguar nga skuadra. 

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit