Zyrtare, Roma shkarkon trajnerin Di Francesco

7 Mars 2019
18:22
back button

Roma ka zyrtarizuar shkarkimin e Eusebio Di Francesco-s pasditen e së enjtes, me Claudio Ranieri që pritet të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit. 

“Në emër të gjithë pjesëtarëve të klubit AS Roma, falënderoj Eusebio-n për punën e bërë me ne,” shprehet presidenti Jim Pallota në faqen zyrtare të klubit. 

“Që kur u rikthye në klub, Eusebio është sjellë gjithmonë si një profesionist duke vendosur nevojat e klubit përpara të tijave. I urojmë gjithë të mirat në të ardhmen.”

Mbrëmjen e së mërkurës, tekniku refuzoi të fliste me mediet, duke marrë një gjobë nga UEFA, pas eliminimit nga Champions League. 

Ishte rezultati i dytë zhgënjyes brenda dy ditëve, pasi u mposht nga Lazio në derbin e kryeqytetit të dielën. 

Pasditen e së enjtes është zhvilluar një takim në Trigoria mes drejtuesve dhe është vendosur për shkarkimin e trajnerit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit