Zyrtare: Sabien Lilaj firmos në Izrael, kontratë e majme për mesfushorin!

14 Korrik 2019
16:23
back button

Sabien Lilaj ka hedhur firmën mbi kontratë me skuadrën e Sektzia Ness Tziona në Izrael, skuadër e sapo ngjitur në elitën e futbollit izraelit.

Mesfushori ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme, ku sipas informacioneve të “Sportekspres” do të marrë plot 300 mijë euro nga kjo kontratë.

Kjo është aventura e tretë e 30-vjeçarit jashtë Shqipërie, ku më parë ka luajtur në Kroaci për Lokomitvën e Zagrebit dhe në Azerbajxhan me Gabala.

Lilaj u prezantua tek Sektzia Ness Tziona si një lojtar me eksperiencë të madhe, ku vetë klubi theksoi arritjet e tij, si paraqitjet në kombëtaren e Shqipërisë dhe titujt e fituar me Skënderbeun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit