Zyrtare! Sherif Kallaku transferohet në Kroaci. Ja detajet e kontratës

5 Gusht 2020
11:04
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka më asnjë dyshim. Sherif Kallaku ka lënë Teutën për t’u transferuar në Kroaci. Këtë gjë e ka zyrtarizuar klubi durrsak i futbollit përmes një njoftimi publik: “KF Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit të Sherif Kallakut në ekipin e Lokomotiva Zagreb, Koraci. Sherif Kallaku pritet t’i bashkohet ekipit të Lokomtivës ditën e premte. Fantazisti i Teutës, pasi të kryejë vizitat mjekësore, do të bashkohet me klubin e Lokomotiva Zagreb, me të cilin ka nënshkruar nje kontrate 4-vjeçare.

22-vjeçari, i cili u shpall fitues i Kupës së Shqipërisë me Teutën, do ta vijojë aventurën e tij të re në Koraci. Pas 2 vitesh me blutë, skuadër me të cilën dhuroi performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Kallaku tashmë do të provojë eksperiencën e parë jashtë vendit, në radhët e Lokomotiva Zagreb”.

Mësohet se Teuta do të përfitojë 150 mijë euro, duke ruajtur edhe të drejtat mbi 20% të kartonit të lojtarit në rast të një transferimi tjetër. Te skuadra në fjalë kanë luajtur disa shqiptarë. Sezonin e fundit, pjesë e saj ishin Mersinaj, Çokaj, Tuci dhe Uzuni. Kallaku shihet si zëvendësues i beratasit tonë kuqezi, i cili la kryeqytetin kroat për t’u transferuar te Ferencvaros i Hungarisë kësaj vere.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit