ZYRTARE: Shifër rekord, talenti i Spanjës bashkohet me Guardiolën

4 Korrik 2019
13:27
back button

Manchester City ka bërë goditjen më të madhe deri tani në merkaton e verës, sepse sot ka zyrtarizuar mesfushorin Rodri, i cili ka kushtuar 70 milionë euro, një rekord për klubin, pasi deri tani lojtari më i shtrenjtë ishte Riyad Mahrez, i cili kushtoi 67 milionë euro verën e shkuar.

Rodri, vetëm 23 vjeç, dëshironte të largohej nga Atletico dhe kishte zgjedhur Cityn për shkak të Pep Guardiolës. Klauzola për prishjen e kontratës ishte 70 milionë euro dhe City nuk bisedoi fare me Atleticon, duke depozituar paratë direkt në Ligën e futbollit në Spanjë.

Rodri do të veshë fanellën me numrin 16, që u mbajt edhe nga Sergio Aguero, kur argjentinasi la Atletico Madridin për Cityn, në vitin 2011.

Është blerja e dytë e Cityt për këtë verë, sepse dje erdhi zyrtarizimi i blerjes së mbrojtësit të majtë Angelino nga PSV Eindhoven, për rreth 13 milionë euro. 

Angelino kthehet te City, sepse ka qenë në huazim për disa vite dhe verën e shkuar PSV e bleu për 5.5 milionë euro, por City kishte të drejtën e riblerjes dhe do ta ushtrojë, duke parë se spanjolli shkëlqeu në Holandë sezonin e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit