ZYRTARE: Shkeli rregullat e UEFA-s, klubi turk përjashtohet nga Kupat e Europës!

31 Korrik 2020
12:07
Telesport
back button

Tronditet klubi turk Trabzonspor! Edhe nga Lozana ka ardhur një përgjigje e hidhur! Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundërshtoi ankesën e paraqitur nga klubi turk i futbollit Trabzonspor A.S. kundër vendimit të lëshuar nga Dhoma Gjyqësore e Unionit për kontrollin financiar të klubeve të UEFA-s më 3 qershor 2020.

Si rrjedhojë, vendimi konfirmohet dhe Trabzonspor mbetet “i përjashtuar nga pjesëmarrja në një (1) edicion të klubeve të UEFA-s për të cilat nëse kualifikohet në sezonet 2020/21 dhe 2021/22”.

“Më 5 korrik 2019, Dhoma Gjyqësore e UEFA CFCB vendosi që Trabzonspor nuk kishte respektuar kërkesën e break-even (bilancin mes parave dalëse dhe atyre hyrëse), siç kërkohet nga settlement agreement në 20 maj 2016 dhe sanksionoi klubin me përjashtimin e kushtëzuar nga pjesëmarrja në një (1) edicion UEFA të klubit brenda sezoneve 2020-21 dhe 2021-22, nëse kualifikohet”.

“Sanksioni nuk do të hynte në fuqi nëse klubi do të kishte përmbushur disa kushte, duke përfshirë edhe arritjen e një qëllimi në lidhje me rezultatet e tij financiare për vitin financiar 2019”.

“Në vendimin e kontestuar, dhoma gjykuese e UEFA-s përcaktoi që Trabzonspor nuk e arriti objektiv e vendosur për vitin financiar 2019 dhe vendosi sanksionin”.

“Më 13 qershor 2020, Trabzonspor apeloi në CAS që të anulojë atë vendim. Arbitrazhi i CAS u krye në një bazë të përshpejtuar dhe palët u dëgjuan me anë të videokonferencës në 16 korrik 2020. Pas shqyrtimit të parashtresave dhe provave me shkrim të palëve, arbitri i vetëm përgjegjës për çështjen zbuloi se Trabzonspor nuk arriti rezultatin break even e kërkuar për vitin financiar 2019 dhe refuzoi ankesën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit