Zyrtare, Shqipëria vetëm me një skiator në Olimpiadën kineze

19 Janar 2022
13:46
Telesport
back button

Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” me skiatorin Denni Xhepa. Lajmin e konfirmoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), që ka zyrtarizuar emrin e sportistit të vetëm kuqezi në këtë event olimpik, që nis më 4 shkurt në Kinë.

Deri në momentin e fundit, Xhepa ishte në konkurrencë me skiatorin veteran në këtë event olimpik Erjon Tola. Gjithsesi, në bazë të renditjes së pikëve FIS, ftesa e vetme që erdhi nga organizatorët shkoi për Xhepën, që debuton në një Olimpiadë.

Ai do të shoqërohet në këtë event nga trajneri i tij Sildi Xhepa. Sipas KOKSH, Denni Xhepa do të garojë në disiplinën e ski alpine. Ai jeton në veri të Italisë, ndërkohë që është pjesë e Federatës Shqiptare të Skive, ku ka marrë pjesë në disa evente kombëtare e ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit