ZYRTARE: Skënderbeu godet në merkato, merr portierin nga Shkëndija

22 Janar 2021
17:15
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu ka nisur merkaton fuqishëm dhe së fundmi ka afruar dhe një portier. Trajneri Julian Ahmataj ka marrë në skuadër portierin Bekim Rexhepi.

Futbollisti i ri do të huazohet nga ekipi i Shkëndijes së Tetovës. Rexhepi dëshiron të rritet duke luajtur dhe korçarët duken një destinacion i mirë për t’u afirmuar.

Lëvizja është konfirmuar dhe nga klubi shqiptar i Shkëndijës së Tetovës. “KF Shkëndija komunikon marrëveshjen me KF Skënderbeun e Korçës për huazimin e portierit Bekim Rexhepi. Kështu, gardiani kuqezi kalon në Shqipëri në formën e huazimit për gjashtë muajt e ardhshëm, formulë e njëjtë që dy klubet ndoqën edhe me rastin e mbrojtësit Leart Sadriu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit