ZYRTARE: Skënderbeu nis largimet, mesfushori i jep fund me “Ujqërit”

31 Dhjetor 2019
14:29
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu ka nisur merkaton e janarit dhe futbollisti i parë që i ka dhënë fund karrierës me “Ujqërit” është Almir Ajzeraj. Mesfushori kosovar shihej si një futbollist me të ardhme dhe shumë premtues, por karriera e tij nuk shkoi mirë. 

Ai luajti sezonin e kaluar vetëm 17 minuta, ndërsa sivjet nuk ka zbritur asnjëherë në fushë me trajnerin Ilir Daja. Futbollisti ka konfirmuar largimin me ish-kampionët e Shqipërisë. Mesfushori pritet të rikthehet në Kosovë. 

“Mund të konfirmoj që edhe zyrtarisht kemi ndërprerë bashkëpunimin me Skënderbeun dhe prej janarit jam një futbollist i ri. Jam në bisedime me tri skuadra, mirëpo nuk kam vendosur ende për asgjë. Do të pres oferta serioze në janar dhe do t’i shqyrtoj me shumë kujdes”, – tha Ajzeraj për Gazetën “Olle”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit