ZYRTARE: Arriti mbijetesën, mesfushori largohet nga Vllaznia!

4 Gusht 2020
17:29
Telesport
back button

Pas mbijetesës së arritur në fund (duke luajtur playout me Besëlidhjen), Vllaznia ka nisur të programojë sezonin e ri futbollistik, aty ku nuk do të jetë Hygor Guimaras, mesfushori brazilian që sipas njoftimit të klubit kuqeblu ka prishur kontratën.

“Futbollisti Hygor Guimaras Gonçalves pas përfundimit të kontratës, i ka dhënë lamtumirën Vllazninë dhe në momentin e largimit, ai përmes rrjeteve sociale ka gjetur rastin të falenderojë të gjithë stafin, drejtuesit, por edhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë.

FUTBOLLISTI HYGOR LARGOHET ME FALENDERIMEFutbollisti Hygor Guimaras Gonçalves pas përfundimit të kontratës, i ka dhënë…

Gepostet von KF Vllaznia – Faqja Zyrtare am Dienstag, 4. August 2020

“Faleminderit VLLAZNIA! Ishte një nder ta vishja atë fanelle! Falënderoj Administratorin Suad Lici, Engin dhe trajnerin Mirsad Jonuz për mundësinë. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e fansave në momentin më të vështirë të jetës sime. Faleminderit të gjithë stafit”- shkruan ai.

Ndërkohë edhe KF Vllaznia e falënderon futbollistin Hygor Guimaraes Gonçalevs për kontributin e tij të dhënë për skuadrën tonë në sezonin e fundit dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij”.

Në 21 ndeshje, Hygor shënoi 4 gola me Vllazninë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit