ZYRTARE: Sulmuesi i kombëtares ndryshon ekip, kalon në Suedi

21 Janar 2021
18:34
Eraldo Harlicaj

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Albion Ademi, ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij. Ai nuk bëri një lëvizje me një ndryshim të frikshëm niveli, por zgjodhi një ndryshim ekipi “të sigurt”..

Ademi la ekipin e Mariehamn në Finlandë dhe kaloi në ekipin suedez të Djugarden. Ai mbetet në futbollin skandinav, por në një kampionat më të fortë dhe një ekip më prestigjoz.

21-vjeçari falenderoi ekipin e tij dhe njoftoi kalimin tek ekipi i ri në Instagramin personal. “Falënderoj Mariehamn dhe tifozët për sezonin e kaluar. Tani është koha të eci përpara dhe jam shumë i lumtur që kam firmosur me Djurgarden. Mezi po pres të luaj me ekipin e ri“, – shkruan ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit