ZYRTARE: Sulmuesi i Kosovës firmos me Trabzonspor

8 Korrik 2019
19:42
back button

Trabzonspor ka konfirmuar blerjen e Donis Avdijaj, i cili ka firmosur një kontratë trevjeçare me opsion për një vit të katërt. 

Është arritur marrëveshja katërvjeçare me futbollistin profesionist Donis Avdijaj, i cili vjen me parametra zero,” komunikon klubi turk. 

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur te një klub me tifozë madhështorë si Trabzonsport ku mu të tregoj aftësitë e mia,” janë fjalët e para të lojtarit kosovar. 

“Erdha këtu për të kënaqur këta tifozë të çmendur. E di mirë kualitetin e madh të ekipit, gjithashtu jam në dijeni se lojtarëve të rinj u jepet mundësia të tregojnë veten këtu, prandaj kam zgjedhur Trabzonspor. 

Falënderoj Zotin, pastaj familjen dhe miqtë e mi.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit