Zyrtare, talenti i Chelsea-t rinovon dhe bëhet adoleshenti më i paguar në Premier League

19 Shtator 2019
19:39
back button

Një ditë e bukur për tifozët e Chelsea-t që do t’i ngushëllojë sado pak pas disfatës në Champions League, Callum Hudson-Odoi ka rinovuar kontratën me klubin.

18vjeçari i kërkuar për muaj të tërë nga Bayern Munich, kontrata e vjetër e të cilit skadonte verën tjetër, do të mbetet në Stamford Bridge.

Djaloshi ka firmosur një kontratë të re pesëvjeçare dhe thuhet se do të fitojë 120,000 euro në javë, një shifër që do ta bëjë adoleshentin më të paguar në Premier League.

Hudson-Odoi ka pësuar një dëmtim të rëndë në thembër gjatë prillit të kaluar dhe pritet të rikthehet në stërvitje me grupin gjatë ditëve të ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit