ZYRTARE: Talenti i Realit huazohet te rivalët e La Ligas, pritet me… shpulla!

24 Gusht 2019
16:23
Eraldo Harlicaj
back button

Reali Madridi huazoi Takefusa Kubon te Mallorca. “Los Blancos” menduan se largimi i të riut drejt një ekipi tjetër do t’i bëjë mirë, pasi mund të marrë minutat që do i mungonin te madrilenët. 

Japonezi është prezantuar nga skuadra e re dhe ka dalë në stërvitje me Mallorcan. Ai shihet si një investim shumë i rëndësishëm për klubin e vogël, pasi talenti i Kubos është i padiskutueshëm. 

Stërvitja e parë e lojtarit nuk ka shkuar shumë mirë, pasi u mirëprit me shpulla nga skuadra e tij e re. 18-vjeçari pritet të jetë një nga lojtarët më të mirë të Europës brenda disa vitesh. Talenti i tij është i padiskutueshëm! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit