Zyrtare: Ter Stegen merr vendimin për të ardhmen, ja sa gjatë do të mungojë

6 Dhjetor 2023
8:40
Telesport
back button

Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen ka vendosur që të operohet në shpatull, operacion që pritet ta mbajë larg fushave për gati dy muaj. Lajmin e konfirmoi vetëm portieri 31-vjeçar, përmes një deklarate në rrjetet sociale.

Pas mjaft konslutimeve intensive me stafin mjekësor të klubit dhe me mbështetjen e mjaft ekspertëve të fushës, vendosa që të operohem. Do të kryej një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull”, tha Ter Stegen, që luan me Barcelona.

Fakti që m’u desh të ndalem më trishton dhe më bezdis, por mendoj se është vendimi i duhur. Operacioni më siguron rikthimin në formën më të mirë për klubin dhe kombëtaren”, shkruan Ter Stegen, që nuk luan prej gati një muaji.

Portieri ka kohë që ka probleme me shpatullën dhe portieri pret të rikthehet në shkurt të vitit të ardhshëm, për të ndihmuar skuadrën në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit