ZYRTARE: Teuta largoi Shkëmbin, habit me trajnerin e ri

15 Dhjetor 2019
15:33
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Bledi Shkëmbit. Edi Martini do të marrë frenat e skuadrës durrsake. Shkodrani do të vihet menjëherë në drejtim të skuadrës bregdetare dhe duhet të rikthejë ekipin te fitoret. Trajneri Shkëmbi e la ekipin 5 pikë larg kreut, ndërsa Martini duhet të rikthehet te fitoret që në ndeshjen e radhës. 

Skuadra e Teutës ka zyrtarizuar rikthimin e Martinit në Durrës pas 10 vitesh. Ky i fundit nuk ka shumë eksperiencë në drejtimin e një ekipi, pasi nuk ka qenë aktiv prej shumë vitesh në futbollin elitar të Shqipërisë. 

Njoftimi – “KF TEUTA me kënaqësi njofton se Edi Martini emërohet në pozitën e tranjerit.Tekniku 44 vjeçar nga Shkodra ka firmosur kontratë profesionale me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar nesër”, – shkruajnë durrsakët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit