ZYRTARE: Teuta rikthen në shtëpi mesfushorin, u largua nga Kukësi!

31 Korrik 2019
16:54
back button

Teuta ka bërë publike nënshkrimin me mesfushorin Arbër Cyrbja, i cili sezonin e fundit luajti me Kukësin.

25-vjeçari është lojtar i dalë nga akademia e klubit bregdetar dhe në hapat e tij të mëvonshëm luajti tek Erzeni dhe Elbasani, ndërsa nga viti 2015-2018 ishte pjesë e ekipit durrsak.

“Arbër Çyrbja nënshkruan kontratë për dy vite me klubin tonë.

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi: Arbër Çyrbja kthehet tek Teuta, pas një viti në “shtegtim”, ai kthehet të veshë fanellën ku hodhi hapat e parë të karrierës. Tani mesfushori i talentuar kthehet në shtëpi, duke firmosur deri në verën e vitit 2021.

Mirë se erdhe te Teuta!”, shkroi klubi në njoftimin publik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit