ZYRTARE: Tirana zgjedh trajnerin e ri, Halili vendos për pankinën

28 Dhjetor 2019
16:10
Eraldo Harlicaj
back button

U tha dhe u bë! Emanuel Egbo do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Tekniku i portierëve fitoi 3 ndeshje radhazi në krye të stolit dhe kjo bindi drejtuesit që t’i besojnë vazhdimin e kampionatit. Nigeriani riktheu bardheblutë te fitorja në derbi kundër Partizanit, ndërsa mposhti Flamurtarin dhe Laçin. 

Ekipi 24 herë kampion i vendit ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ka treguar besimin e kryesisë ndaj Egbosë. Tekniku duhet të vazhdojë të ndjekë objektivat e bardhebluve për fitimin e titullit kampion. 

Njoftimi – “Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin. Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur ti besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatese për të drejtuar skuadrën”, – shkruajnë bardheblutë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit