ZYRTARE: Tirana bën afrimin e parë në merkato, një talent për bardheblutë

6 Janar 2020
18:39
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me lojtarin e ri Andri Stafën. Mesfushori i dalë nga Akademia e Tiranës ka hedhur firmën për 3 vite në kontratë. Bardheblutë kanë kthyer vëmendjen tek akademia dhe pas disa emrave të tjerë të spikatur si Muçi, Celhaga dhe Ismailgeci, është radha e 17-vjeçarit. 

I riu stërvitet prej një viti me skuadrën e parë dhe luan me ekipin U-19 të bardhebluve. Ai ka udhëtuar me ekipin në Antalia dhe do të vëzhgohet nga trajneri Egbo. Afrimi i tij tregon dhe njëherë se 24 herë kampionët e vendit duan të punojnë për të ardhmen. 

NJOFTIMI – “Andri Stafa ka firmosur kontratën e parë si bardheblu. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar për 3 vite me Tiranën duke u bërë kështu afrimi i radhës nga Akademia.

➡️ Pas Muçit, Celhakes, Ismailgecit, një tjetër futbollist nga Akademia ka zyrtarizuar të ardhmen premtuese si bardheblu.

➡️ Stafa është vetëm 17 vjeç, stervitet prej një viti me ekipin e parë dhe luan me skuadrën U19. Pas firmës në kontratë, mesfushori i talentuar është bashkuar me skuadrën në Antalia”, – shkruhet në njoftim. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit