ZYRTARE: Tirana humb senatorin, mbrojtësi u jep lamtumirën bardhebluve

28 Dhjetor 2019
14:28
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana ka humbur një nga beniaminët e ekipit, pasi Dorian Kërçiku i ka dhënë lamtumirën bardhebluve. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka lajmëruar përmes Instagramit të tij se aventura me Tiranën ka marrë fund. 26-vjeçari nuk largohet me polemika, por vetëm me falenderime për presidentin dhe pjesën tjetër të skuadrës. 

“Përshëndetje, nga sot nuk do të jem më pjesë e Kf Tiranës, ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar gjashtë vite e gjysmë me Tiranën. Falenderoj presidentin Refik Halilin, gjithë stafet dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve“, – shkruan lojtari. 

Kërçiku nuk gjeti shumë hapësira këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm 4 ndeshje. Ai është preferuar vetëm 2 ndeshje si titullar. Karriera e tij duket se do të jetë larg Superiore dhe do të provojë emocionet e kampionatit kosovar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit