ZYRTARE: Tirana kompleton sulmin, firmos ish-sulmuesi i Luftëtarit

10 Korrik 2019
16:24
back button

Pas Elton Cale e Agustin Torassa, Tirana bën edhe goditjen e fundit në repartin e sulmit, sepse ka firmosur dhe është prezantuar sot sulmuesi Ismael Dunga.

Pas vuajtjeve të sezonit të shkuar, klubi bardheblu ka hapur thesin për të afruar sulmues, ndërsa pritet edhe Michael Ngoo, çka do krijonte mbipopullim në një repart me emra të rëndësishëm e me paga të frikshme.

Keniani Dunga erdhi në Shqipëri verën e shkuar dhe vuajti shumë në pjesën e parë të sezonit, aq sa dukej një dështim, por në vitin 2019 shpërtheu, duke e mbyllur sezonin me 10 gola mes kampionatit e kupës dhe duke u bërë makthi i Partizanit, sepse i shënoi 4 gola në 2 ndeshje.

Dunga ka pasur probleme me Luftëtarin kohët e fundit, pasi kontrata e tij ka qenë 3-vjeçare, por lojtari nuk paguhej prej muajsh dhe e kishte çuar çështjen në FSHF, duke e fituar gjyqin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit