ZYRTARE: Tirana nuk ndalet, rinovon dhe senatori i skuadrës

8 Gusht 2020
20:36
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana po punon intensivisht për ekipin që do të përballojë pjesëmarrjen në Champions League. Presidenti Refik Halili dhe stafi i tij po punojnë për të ndërtuar një ekip dinjitoz në Europë.

Bardheblutë rinovuan kontratën me kapitenin Gent Muça. Mbrojtësi u rikthye në formë këtë sezon pasi trajneri Emanuel Egbo mori drejtimin e klubit. Shtatlarti dhuroi paraqitje të mira, prandaj drejtuesit i ofruan dhe rinovimin e kontratës për sezonin e ardhshë,.

Zyrtarizimi erdhi nga faqja e klubit në Facebook. “Gentian Muça vazhdon të mbaj veshur fanellën bardheblu edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi shtatlartë do t’i bashkohet ekipit përgjatë ditës së sotme për të avancuar drejt objektivave të reja pas një viti të suksesshëm”, – shkruan klubi kampion i Shqipërisë.

Gepostet von KF Tirana am Samstag, 8. August 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit