ZYRTARE: Tirana rinovon me shtyllën e ekipit, një kampion mbetet bardheblu

8 Gusht 2020
19:02
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Idriz Batha. Futbollisti rinovoi me kampionët e vendit për një vit. Batha hodhi firmën në kontratë deri në vitin 2021.

Mesfushori ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës bardheblu këtë edicion futbollistik. Batha do të jetë me klubin dhe në aventurën e tyre në Europë. Klubi e zyrtarizoi në faqen zyrtare duke shpërndarë disa foto ku pozon në krahun e presidentit Refik Halili.

“Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Idriz Batha. Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për sezonin e ri.

 

Gepostet von KF Tirana am Samstag, 8. August 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit