Zyrtare: Tiranës kampione i largohet dhe një lojtar, konfirmohet gjithçka!

13 Shtator 2020
15:40
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka vetëm afrime për Tiranën, pasi së fundmi është larguar dhe një kampion. Portieri i ri, Pano Qirko, ka zgjidhur marrëveshjen me mirëkuptim nga bardheblutë. Afrimi i Visar Bekajt dhe qëndrimi i Ilion Likës në ekip bënë që Qirko të përfundonte zgjedhje e tretë dhe të largohet.

Ai ka konfirmuar vetë largimin nga 25 herë kampionët e vendit. “Nga dita e sotme ju lajmëroj që nuk jam më pjesë e ekipit kampion të Tiranes dhe falënderoj presidentin Refik Halili për bashkëpunimin. Kemi kaluar një vit plot emocione dhe sakrifica, duke ulur kokën dhe stërvitur pa masë, por për fat të keq duke mos dhënë kontributin tim maksimal.

“Falënderoj presidencën, stafin dhe gjithë lojtarët pa përjashtim. Ju uroj suksese në vazhdimësi. Me respekt, Pano Qirko”, – shkruan portieri në “Instagram”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit