ZYRTARE: Tottenham finalizon blerjen më të shtrenjtë të historisë

2 Korrik 2019
18:22
back button

Tottenham ka shpenzuar 72 milionë euro për të blerë Tanguy Ndombele nga Lyon. 

Mesfushori ka udhëtuar në Londër për vizitat mjekësore ditën e martë pasi ra dakord për një kontratë gjashtëvjeçare me klubin e Premier League. 

Spurs do të paguajnë një shifër fillestare 63 milionë euro, e cila mund të shkojë në 72 milionë në varësi të bonuseve të ndryshme të përfshira në kontratë. 

Kjo shifër thyen atë të 50 milionë eurove të paguar për Davinson Sanchez dy vite më parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit