ZYRTARE: Trofeu 149 vjeçar dhe më antiku në botë rifillon! Caktohen datat

29 Maj 2020
12:16
Telesport
back button

Në pritje të zyrtarizimit të Premier League në datën 17 qershor, prioriteti tjetër është trofeu më i vjetër në botë, FA Cup, që më në fund ka një datë: do të rikthehet në 27 qershor, me takimet çerekfinale që do të luhen atë datë dhe një ditën më pas, pra me 28 qershor.

Leicester-Chelsea

Newcastle-Manchester City

Sheffield United-Arsenal

Norwich-Manchester United

Sa i përket fazës gjysmëfinale, datat e programuara për të zbritur në fushë janë 11 dhe 12 korrik, ndërsa finalja luhet me 1 gusht.

Në lidhje me këtë vendim ka folur edhe shefi ekzekutiv i FA Cup, Mark Bullingham: “Konkurrenca ka qenë pjesë integrale e futbolli anglez për gati 150 vite dhe do dëshironim të falënderonim klubet e Premier League për mbështetjen e tyre në caktimin e datave për ndeshjet e mbetura në një periudhë të paprecedentë.

Ka qenë një periudhë e vështirë për shumë njerëz dhe ky është një hap pozitiv. Shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, stafit dhe mbështetësve mbetet prioriteti ynë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit