ZYRTARE: U largua me polemika, Suarez prezantohet te rivalët e Barcelonës!

25 Shtator 2020
16:54
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Luis Suarez u largua nga skuadra e Barcelonës sepse nuk bën pjesë në projektin e Ronald Koeman. Trajneri holandez nuk e donte në skuadër dhe uruguiani vendosi të largohej nga Camp Nou, pavarësisht dhimbjes së madhe.

“El Pistolero” ka gjetur shumë shpejt ekipin e ri dhe u prezantua te skuadra e Atletico Madridit. Ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone. Numri një i stolit e donte me ngulm pas largimit të Alvaro Moratës.

Juventusi donte Suarezin, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të problemeve me pasaportën e lojtarit uruguian. Bardhezinjtë nga krahu tjetër i dhanë mundësinë transferimit të lojtarit te madrilenët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit