Zyrtare! UEFA merr vendim për Liverpool-RB Leipzig

4 Mars 2021
11:32
Alfred Lleshi
back button

Është zyrtare. Ndeshja e kthimit e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, Liverpool-RB Leipzig, do të luhet në Budapest. Kjo si shkak i kufizimeve të pandemisë në Gjermani dhe Angli, në lëvizjet e ndërprera mes këtyre dy vendeve prej variantit britanik të koronavirusit.

UEFA ka zgjedhur këtë fushë asnjanëse, ku skuadrat në fjalë u përballën edhe në “aktin” e parë të këtij raundi.

Në të njëjtin stadium, “Puskas Arena”, gjermanët do të mundohen të “kthehen në jetë”, duke e nisur nga disavantazhi 2-0 i sfidës së parë, vulosur më 16 shkurt në kryeqytetin hungarez. Mision thuajse i pamundur përballë Jurgen Klopp dhe të tijve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit