ZYRTARE: UEFA vendos ku luhen ndeshjet e kthimit të Championsit!

9 Korrik 2020
19:38
Eraldo Harlicaj
back button

UEFA ka vendosur për ndeshjet e kthimit të 1/16 në Champions League. Sfidat e para janë luajtur para se të përhapej pandemia e COVID-19, ndërsa Championsi do të zhvillohet në Portugali.

Klubet kishin dyshime se ku do të luheshin sfidat e kthimit të 1/16, por një dilemë e tillë është shuar. Të gjitha skuadrat do të kenë mundësi të luajnë në shtëpi sfidat e kthimit.

Një vendim i marrë nga UEFA, pasi nuk dëshiron të favorizohet asnjë ekip. Ky është një lajm i mirë për ekipet vendase që nuk do të luajnë në fushë asnjëanëse. Janë katër sfida që do të luhen:
Juventus vs Lyon (0-1)
Manchester City vs Real Madrid (2-1)
Bayern vs Chelsea (3-0)
Barcelona vs Napoli (1-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit