ZYRTARE: UEFA vendos për Inter-Ludogorets, zbulohet marrëveshja!

24 Shkurt 2020
21:55
Eraldo Harlicaj
back button

UEFA ka vendosur: Inter-Ludogorets do të luhet ditën e enjte në “San Siro”, por do të jetë me dyer të mbyllura. Të dy klubet dhe përfaqësues së institucionit më të madh të futbollit në Europë kanë vendosur. 

Ndeshja ishte në rrezik duke qenë se sfida ndaj Sampdorias u shty pikërisht nga frika e Coronavirusit. Situata është më alarmante se më parë në Itali, pasi numri i të prekurve është rritur, ashtu si vdekjet. 

Europa League nuk e ka luksin të shtyjë ndeshjet, pasi prishet ritmi i këtij turne, prandaj është vendosur të luhet pa spektatorë. Ndeshja e parë u fitua nga Interi në transfertë me rezultatin 0-2. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit