ZYRTARE: Van Persie nuk harron klubin e zemrës, rikthehet me rol tjetër!

7 Gusht 2020
17:33
Telesport
back button

Robin van Persie kthehet përsëri te Feyenoord. Pasi e la për herë të parë në 2004 për të fluturuar në Premier League dhe herën e dytë në 2019 për t’u tërhequr nga futbolli, ish-sulmuesi ribashkohet me klubin e tij të vjetër dhe bashkohet me stafin stërvitës të Dick Advocaat: “E vështirë të them se çfarë lloj pune do të bëj. Unë nuk e shoh veten si trajner në të ardhmen. Do të zbuloj nëse më pëlqen dhe do të ndihmoj stafin teknik. Dick më thirri dhe më pyeti nëse dua të provoj, ndaj nuk mund të them jo”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit