Zyrtare! Víctor Valdés emërohet trajner i klubit historik katalanas

29 Maj 2020
12:46
Alfred Lleshi
back button

Víctor Valdés tashmë është trajneri i ri i UA Horta. Këtë gjë e konfirmojnë burime nga klubi i Barcelonës dhe vetë ish-portieri i njohur katalanas. Marrëveshja u nënshkrua pas një takimi të zhvilluar nga Valdés dhe presidenti i Horta, Paco Carmona.

Ish-portieri i Barçës është shprehur shumë i emocionuar pas emërimit në krye të një klubi historik katalanas: “Jam shumë i entuziasmuar që do të stërvis një ekip futbolli katalanas. Kam besim se do të bëj mirë në fazën time të re si trajner”.

Victor Valdés e filloi sezonin aktual si trajner i ekipit të të rinjve të Barcelonës, ​​derisa mosmarrëveshjet e forta me menaxhmentin sportiv i dhanë fund bashkëpunimit dypalësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit