ZYRTARE: Vjen largimi i tretë nga Milani! Lojtari që u ble 6 milionë euro ikën falas

14 Janar 2020
14:16

Me një komunikatë të shkurtër për shtyp, Milani ka zyrtarizuar edhe largimin e tretë pas Mattia Caldara dhe Pepe Reina. Fabio Borini ka prishur kontratën e tij me kuqezinjtë dhe ka firmosur me Verona, ku do të prezantohet ditën e mërkurë. Sulmuesi kuqezi mbyll kështu aventurën gjashtë muaj nga fundi i kontratës së tij.

Ai u ble nga Sunderland në verën e vitit 2016 për 6 milionë euro dhe në tre sezone e gjysmë shënoi shtatë gola mes kampionatit dhe Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit