ZYRTARE: Vllaznia gjen mesfushorin e munguar, shkodranët afrojnë moldavin

18 Janar 2020
11:12
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia ka arritur marrëveshjen me një tjetër futbollist. Eugeniu Sidorenco është bashkuar me skuadrën kuqeblu. Skuadra shkodrane ka bërë me dije arritjen e marrëveshjes me futbollistin e kombëtares së Moldavisë që drejtohet nga ish-drejtori i kuqebluve, Engin Firat. 

Njoftimi – “KF Vllaznia bën të ditur se zyrtarisht skuadrës që nga dita e sotme i është shtuar edhe sulmuesi Eugeniu Sidorenco. Drejtuesit e klubit besojnë se eksperienca e madhe me ekipet e tij të mëparshme por edhe me kombëtaren e Moldavisë, do të jenë arsyet e duhura që ky futbollist ta ndihmojë Vllazninë në repartin sulmues për të shënuar golat e duhur dhe për ta ndihmuar atë në arritjen e objektivave. Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Eugeniu Sidorenco në familjen kuqeblu!”.

Sulmuesi moldav dha sinjale të mira në ndeshjen miqësore ndaj Bylisit. Takimi i zhvilluar në Cërrik përfundoi me rezultatin 0-0, por moldavi dukej se kishte cilësi dhe uri për të luajtur. Ai ka luajtur me disa ekipe në Moldavi me Milsamin, Zimbunë etj.  

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit