Zyrtare, ylli i Barcelona-s transferohet te Valencia për 30 mln €

25 Qershor 2019
21:13

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, Valencia ka zyrtarizuar blerjen e portierit holandez Jasper Cillessen. 

Gardiani, rezerva e Ter Stegen, qëndroi për tre vite te Barcelona, pasi mbërriti nga Ajax në vitin 2016.

Megjithatë, holandezi u lodh duke qenë gjithmonë në stol dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën te konkurrentët e La Liga-s. 

Cillessen kreu 32 paraqitje me katalanasit, 11 prej të cilave kanë ardhur në sezonin e fundit. 

30-vjeçari është blerë për 30 milionë euro nga Valencia. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit