ZYRTARE: Ziyech-Chelsea, detajet e transferimit. Mesazhi nga Holanda, “Beso te magjia e tij!” (VIDEO)

13 Shkurt 2020
14:50

Ashtu si pritej tashmë është edhe zyrtare. Hakim Ziyech është një futbollist i ri i Chelsea duke nisur nga sezoni i ardhshëm, pra ai 2020-2021! Marokeni do të firmosë për pesë vite me klubin e Londrës, teksa do të marrë rolin që Hazard ka pasur te londinezët.

Ajax përfiton 40 mln euro dhe 4 mln euro bonuse në arritje objektivash dhe golash për futbollistin. Ziyech u dallua shumë dhe sezonin e shkuar në Champions League, veç kampionatit. Marokeni do të vihet nën urdhërat e Lampard, që e donte që në janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit