Zyrtarizimi i Mourinho-s te Roma shtang gazetarët në studion e Sky Sport (Video)

4 Maj 2021
19:33
Denis Hakanaj
back button

Roma ka qenë protagonistja e ditës së martë.

Pas konfirmimit për ndarjen me trajnerin Fonseca në fundin e sezonit, ka ardhur edhe lajmi i bujshëm për trajnerin e ri.

Në ditët e kaluara është folur shumë për një marrëveshje pothuajse të sigurt me Maurizio Sarri-n, por klubi verdhekuq i ka befasuar të gjithë duke zyrtarizuar Jose Mourinho-n.

Një lajmërim që ka lënë pa fjalë edhe gazetarët e pranishëm në Sky Sport 24, veçanërisht ekspertin e merkatos Gianluca di Marzio.

Merkato është konfirmuar edhe këtë herë e paparashikueshme dhe goditja e Roma-s i ka shtangur të gjithë brenda dhe jashtë Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit