Zyrtarizohet pasuesi i Benitez, plas revolta tek Newcastle!

17 Korrik 2019
11:24
back button

Steve Bruce do të jetë trajneri i ri i Newcastle United, i cili merr vendin e Rafa Benitez, që u largua për në Kinë, te Dalian Yifang.

Trajneri i ri firmosi nënshkroi kontratë 3-vjeçare, teksa 5 milionë euro do të paguajë klubi i Premier League tek klubi tjetër i Sheffield Wednesday, duke qenë se Bruce ishte nën kontratë ende me klubin nga Championship.

Në karrierën e tij 58-vjeçari ka drejtuar një sërë skuadrash në Premier League, si: Aston Villa, Wigan, Crystal Palace, Brimingham, Hull City dhe rivalët e Newcastle, ata të Sunderland.

Ky afrim nuk iu ka pëlqyer aspak tifozë, pavarësisht se s’kanë asgjë me figurën e trajnerit Bruce, por të gjithë inatin e kanë me pronarin e klubit, Mike Ashlye, që largoi një trajner me emër si Benitez dhe mori një tjetër që drejton në nivele të ulëta, kryesisht në Championship.

Reagime të pafundme kanë bërë pas postimit të klubit për emërimin e trajnerit, duke e cilësuar si një dështim dhe tani presin që skuadra e tyre të bjerë nga Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit