Zyrtarizoi dy blerje, Napoli tani do Armando Brojën: zbulohet oferta finale! Por Tuchel ka tjetër plan…

27 Maj 2022
17:18
Telesport
back button

Armando Broja kaloi një sezon të mirë me Southampton. Sulmuesi i Chelsea dhe i kombëtares shqiptare, ishte në një formë shumë të mirë, ku ka shënuar dhe ka performuar në një mënyrë të jashtëzakonshme, edhe pse në muajt e fundit ai “u zhduk”.

Gjithësesi, për të ka shumë ekipe të interesuara dhe Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Napoli është një nga interesuarit për transferimin e Brojës, ku mediat italiane thonë se ata janë të gatshëm të ofrojnë një shifër prej 25 milionë euro.

Gjithashtu nga ekipet italiane është dhe Interi i cili ka shfaqur një interes, por asgjë konkrete. Thuhet se edhe Evertoni i Lampard ka shfaqur dëshirën për ta pasur në radhët e ekipit, por ajo që dihet është se për Armando Brojën ende nuk ka një ekip që ka lëshuar ofertën zyrtare për të në drejtim të Chelsea.

Ndërkohë, Broja, i cili vlerësohet me 35 milionë sterlina nga CIES, e gjeti rrjetën në nëntë raste, ne 38 ndeshjet me Saitns, do te bashkohet ne grumbullim me Tuchel.  Ndoshta ka më shumë pikëpyetje mbi aftësinë e 20-vjeçarit dhe duhet vleresuar nga vete gjermani.

Napoli e di mjaft mire se ne rast se shet Osihmen, per te cilin ofertat nuk mungojne, sigurisht qe duhet nje zevendesues dhe shqiptari shihet si ideali per moshe, cilesi dhe vlere. Nderkohe, ekipi azurr ka blere Mathias Olivera.

Presidenti Aurelio De Laurentiis njofton blerjen përfundimtare të mbrojtësit të majtë uruguaian nga Getafe me një nga postimet e tij klasike në Twitter: “Mirë se erdhe Mathias”, të integruar më pas nga deklarata zyrtare e kompanisë. Olivera mbërrin si pjesë e një marrëveshjeje me vlerë 12 milionë euro plus 2 bonuse. Napoli ka konfirmuar edhe Anguissa duke bere pagesen prej 16 mln eurosh qe Fulham kerkonte…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit