Roland Garros, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të turneut parizien

2 Qershor 2022
8:36
Telesport
back button

Është mbyllur faza çerekfinale e grand slam të Roland Garros, duke përcaktuar edhe tenistët më të mira që avancojnë në gjysmëfinale.

Për meshkuj kemi dy emra surprizë në “top-4”, që do të përballen mes tyre. Kroati Marin Cilic mposhti numrin 7 në botë, rusin Andrey Rublev me rezultatin 3-2 (5-7, 6-3, 6-4, 3-6, 7-6) pas 4 orësh, duke dalë në gjysmëfinale. Përballë tij do të jetë norvegjezi Casper Ruud, numri 8 në botë. Ai mundi 3-1 danezin Holger Rune (6-1, 4-6, 7-6, 6-3).

Te femrat, një biletë për në gjysmëfinale ka siguruar numri 1 në botë, polakja Iga Swiatek. Ajo mposhti 2-0 (6-3, 6-2) amerikanen Jessica Pegula, duke qenë favoritja kryesore për këtë grand slam. Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë rusja Daria Kastakina, që mundi 2-0 (6-4, 7-6) në çerekfinale patrioten e saj Veronika Kudermetova.

Gjysmëfinale – Femra

I.Swiatek-D.Kasatkina

M.Trevisan-C.Gauff

Gjysmëfinale – Meshkuj

R.Nadal-A.Zverev

C.Ruud-M.Cilic

Lajme të tjera

Lajmet e fundit