Politikat e privatësisë

Politikat e privatësisë

Privatësia

Çdo vizitor që regjistrohet në Telesport.al pranon se të gjitha informacionet e dhëna janë të sakta. I regjistruari ka të drejtë në çdo kohë të mbyll llogarinë në Telesport.al ndërsa ne jemi të detyruar që brënda 30 ditëve të fshijmë plotësisht të gjitha të dhënat personale të vizitorit që ka mbyllur llogarinë.

Ne, në asnjë rast, nuk i ofrojmë të dhënat e të regjistruarve në Telesport.al palëve të treta apo kushdoqoftë tjetër. Të dhënat personale të të regjistruarve, në asnjë rast nuk do të përdoren pa lejen tuaj paraprake. I vetmi përjashtim është kur një gjë e tillë kërkohet nga organet shtetërore kompentete në bazë të një vendimi të marrë prej tyre apo kur dhënia e informacionit kërkohet në bazë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Të regjistruarit në Telesport.al kanë të drejtë të fshehin identitetin e tyre nga vizitorët e tjerë duke shfaqur publikisht “emrin e përdoruesit” në vend të “emrit dhe mbiemrit”. Por, ata mbajnë përgjegjësi të plotë për postimet, komentet, fotografitë dhe materialet tjera që i postojnë në website tonë. Telesport.al përdor “cookies” për të ndjekur veprimet e vizitorëve në faqe por këto të dhëna përdoren për arsye statistikore dhe me qëllim ofrimit të përmbajtjeve dhe shërbimeve që mund t’ju interesojnë juve.

Politikat Anti-Spam

Telesport.al fuksionon në përputhshmëri të plotë më politikat anti-spam. Ne u dërgojmë e-maile të herëpashershme vetëm të regjistruarve të cilët e kanë lejuar këtë në panelin e regjistrimit. Ne nuk dërgojme asnjë e-mail një personi I cili paraparakisht nuk na ka autorizuar për këtë gje.

Shërbimet

Ne nuk garantojmë që shërbimet e ofruara nga web faqja jonë nuk do të ndërpriten apo do të jenë pa gabime, por ne marrim përsipër që këto defekte të mundshme të korrigjohen dhe përmirësohen, si dhe të punohet sistematikisht që kjo web faqe apo serverat që e mundësojnë aksesin e kësaj faqeje, të mos kenë viruse apo probleme ekzekutimi. Emrat, pamjet dhe logot që na identifikojnë neve apo produktet dhe shërbimet tona, janë shenja që na përkasin dhe na dallojnë nga palet e treta.

Shërbimet e ndryshme (si psh. Kuizi) janë subjekt i rregulloreve të veçanta të vlefshme vetëm për atë shërbim. Këto rregullore janë të publikuara në faqet përkatëse.

Telesport.al ka të drejtë për të fshire ose çaktivizuar llogarinë tuaj, të bllokojë email-in ose adresën IP, menjëherë dhe pa njoftuar, për çdo arsye, dukë përfshirë pa kufizime nëse Telesport.al beson se ju keni vepruar jo drejtë me pikat e Kushteve të Përdorimit.

E drejta e autorit

E drejta e autorit në Telesport.al përfshin të gjitha të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrimet e përcakuara në legjilacionin shqiptar. Materialet e palëve të treta të publikuara në Telesport.al përmbajne burimin e tyre. Qëllimi i publikimit të këtyre materialeve në Telesport.al është thjesht informativ dhe nuk shiten apo ofrohen me pagesë. Nëse ju jeni të interesuar të përdorini këto material, ju duhet të kontaktoni autorët përkatës!

Përdorimi nga palët e treta, për qëllim komerciale, në shtypin e shkruar apo atë elektronik, i materialeve, artikujve cdo artikulli tjetër informativ, të publikuara në faqen Telesport.al, është rreptësisht i ndaluar. Në rast se një palë e tretë dëshiron të përdori një apo disa nga materialet informative të publikuara në faqen e Telesport.al, duhet paraprakisht dhe në mënyrë të detyrueshme të vizitojë adresën info@telesport.al për të kontaktuar personat përgjegjës lidhur me marrjen e autorizimit të përdorimit.

Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Këto kushte dhe rregulla janë hartuar në pajtim me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe në varësi të ndryshimeve ligjore do të përshtaten me ndryshimet përkatëse. Mosmarrëveshjet eventuale, do të jenë ekskluzivisht subjekte të gjykatave shqiptare. Nëse nuk pranohen këto rregulla dhe kushte, atëherë ju duhet të ndërprisni menjëherë përdorimin e kësaj faqe web.

Telesport.al – Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!