Nis vrullshëm, por “zbehet” rrugës. Mungon goli në pjesën e parë të finales

19 Korrik 2026
21:54
Telesport
back button

Pjesa e parë e finales së Kupës së Botës 2026, mes Spanjës dhe Argjentinës, është mbyllur 0-0 për pjesën e parë. Finalja nisi vrullshëm. Në minutën e 5-të Spanja pati një mundësi të mirë shënimi me Lamien Yamal, pas asistit të Dani Olmo, por goditja e sulmuesit devijohet nga Lisandro Martinez dhe në fund ndalet nga portieri Emi Martinez.

Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i Argjentinës, Messi lë pas mbrojtësit e Spanjës, por Unai Simon del nga zona e tij dhe largon rrezikun.

Minutat në vijim ishin shumë të vakta për të dy skuadrat, pa ndonjë rrezik serioz.

Goditja e parë drejt portës nga Spanja do të vinte në minutën e 38-të, ku gjuajtja e Mikel Oyarzabal ishte qendrore dhe u prit pa problem nga Martinez.

Në minutën e 40-të, arbitri kryesor i takimit, Slavko Vinčić, dha kartonin e parë të verdhë, për Lisandro Martinez, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Oyarzabal.

Në minutën e 43-të, Argjentina bën një zëvendësim të detyruar. Largohet i dëmtuar Lisandro Martinez, në vend të tij futet Nicolas Otamendi. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit