Argjentina i ktheu shpinën Spanjës gjatë ceremonisë së trofeut; gjesti ndez debatet në rrjetet sociale

20 Korrik 2026
15:01
Alfred Lleshi
back button

Spanja po shijon titullin e dytë kampion bote në historinë e saj, ndërsa Argjentina po përpiqet të pranojë humbjen e merituar në një finale ku luajti në mbrojtje pothuajse gjatë gjithë 120 minutave. Megjithatë, disa orë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, polemikat nuk munguan për sjelljen e të mundurve pas vërshëllimës së fundit, ndërsa spanjollët ngrinin trofeun.

Nuk kaloi pa u vënë re fakti që, gjatë ceremonisë së dorëzimit të kupës për Spanjën, Lionel Messi dhe shokët e tij i kthyen shpinën skuadrës së Luis de la Fuente, duke mos i kushtuar aspak vëmendje asaj që po ndodhte.

Ky veprim u konsiderua nga shumë si josportiv dhe mungesë respekti ndaj kampionëve të rinj të botës, të cilët trashëguan titullin pikërisht nga Argjentina, fituese e Botërorit në Katar, 4 vite më parë.

Pasi morën medaljet e argjendta, lojtarët e Argjentinës qëndruan në fushë të kthyer nga sektori ku ndodheshin tifozët e tyre, edhe në momentin kur Rodri ngriti lart Kupën e Botës. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale duken të qarta; me përjashtim të disa rasteve, pothuajse asnjë lojtar argjentinas nuk i përshëndeti kampionët e rinj të botës.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit