Me mbylljen me sukses të edicionit të 23-të të Kupës së Botës, ku Spanja fitoi titullin e saj të dytë, nga sot nis përgatitjet për edicionin pasardhës, atë të katër viteve më pas, që përkon me 100 vjetorin e këtij kompeticioni.
Duke qenë se formula me 48 ekipe pjesëmarrëse që u përdor për herë të parë në histori këtë edicion, në Kupën e Botës të 4 viteve më pas, mund të shtohet numri në 64 ekipe.
Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Domínguez, njoftoi se edicioni i 100-vjetorit të turneut do të përfshijë 64 ekipe.
“Një mundësi e përkryer për futbollin për të festuar 100-vjetorin e turneut me një garë që përfshin 64 ekipe”, tha Dominguez, në një intervistë të fundit, por pa dhënë më shumë detaje të tjera.







