Paredes flet pas incidentit: Ajo që ndodhi ishte e shëmtuar, ja pse reagova në atë mënyrë

21 Korrik 2026
8:13
Telesport
back button

Leandro Paredes theu heshtjen pas përballjes së tensionuar me Gavi në fund të finales së Kupës së Botës. Një tension që solli edhe kartonin e kuq për argjentinasin, pas finales së humbur 1-0 ndaj Spanjës.

Pas fishkëllimës së fundit, i pashë duke festuar para meje. Në atë moment, ndjeva se ishte mungesë respekti. Gjithmonë duhet të ketë respekt midis kundërshtarëve, veçanërisht pas një ndeshjeje kaq të rëndësishme“, tha Paredes.

Megjithatë, mesfushori argjentinas nuk bëri asnjë justifikim: “Nuk jam krenar për mënyrën se si reagova dhe më vjen keq. Por kur jep gjithçka në fushë dhe përjeton një finale me atë intensitet, është vërtet e vështirë të kontrollosh emocionet e tua.”

Parades përfundoi me një mesazh të qartë: “Ndoshta e teprova dhe pranoj pasojat. Por besoj se respekti duhet të tregohet nga të dyja palët. Futbolli është pasion dhe ndonjëherë emocionet mbizotërojnë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit