Presidenti i La Liga-s shpërthen: “FIFA po shkatërron futbollin, Infantino duhet të largohet”

21 Korrik 2026
13:25
Alfred Lleshi
back button

Javier Tebas u kthye në Madrid pas Botërorit të dytë të fituar nga Spanja, i kënaqur me triumfin, por shumë i zemëruar me rolin e FIFA-s gjatë turneut.

“FIFA i organizon gjërat sipas dëshirës së saj, për interesat e veta, jo për futbollin. Nëse duan një pushim 27-minutësh, e bëjnë. Pushimet për hidratim janë një farsë. Në La Liga i kemi vetëm kur ka shumë vapë. Në Dallas, Los Anxhelos dhe Atlanta stadiumet kishin ajër të kondicionuar; në tribuna më duhej të vishja një pulovër. Ishte pushim publicitar”, – tha presidenti i La Liga-s për “Gazzetta dello Sport”.

Tebas akuzoi drejtuesit e FIFA-s se ndjekin vetëm interesat e tyre dhe kritikoi heshtjen e shumë aktorëve të futbollit. Ai kundërshtoi edhe idenë e një Botërori me 64 skuadra. Për Gianni Infantino ishte i prerë: “Duhet të largohet, i ka ardhur momenti, por ka mbështetjen e sistemit. Nuk e di çfarë është më keq; heshtja apo bashkëpunimi, sepse ata që heshtin e dinë dëmin që po i bëhet futbollit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit