“Dibu” Martinez nuk e përtyp dot humbjen ndaj Spanjës, paralajmëron vendimin drastik

21 Korrik 2026
17:49
Telesport
back button

Emiliano Martinez ishte lojtari më i mirë në fushë për Argjentinën në finalen ndaj Spanjës, por paraqitja e tij nuk mjaftoi, pasi në fund “La Roja” fitoi 1-0, falë golit të Ferran Torres, në kohën shtesë.

Në një reagim që ka bërë së fundmi në rrjetet e tij sociale, Martinez nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes në finale dhe paralajmëron tërheqjen nga ekipi kombëtar.

“Ëndërroja që ta fitonim përsëri, ëndërroja ta sillja përsëri në Argjentinë dhe të bëja histori edhe një herë. Sinqerisht, ky zhgënjim është i vështirë për t’u shprehur me fjalë: tani duhet të reflektoj mbi shumë gjëra, të shoh se si të ec përpara dhe të pyes veten nëse është koha të largohem”, shkruan Martinez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit