Në një intervistë për Sky Sport Italia, agjenti i Alessandro Bastonit, Tullio Tinti, është shprehur me bindje se lojtari që përfaqësohet prej tij, nuk do të largohet nga Inter dhe do të vazhdojë të respektojë kontratën, pavarësisht zërave të fundit që e lidhin qendërmbrojtësin italian me interesimin e Real Madridit dhe Al-Hilal, që drejtohet nga Simeone Inzaghi.
“Unë dhe lojtarët e mi zakonisht i respektojmë kontratat. Ai ka dy vjet të mbetura në marrëveshjen e tij; ai është një tifoz i madh i Interit; ai është i dashuruar me Interin dhe sot, ai nuk po mendon të bashkohet me një klub tjetër.
Pastaj, nëse ka klube që kënaqin Interin dhe lojtarin, mund të flasim. Megjithatë, që nga sot, të gjitha këto bisedime ende nuk janë të mjaftueshme për një negociatë të vërtetë”, tha Tinti.







