“Milan nuk e ka kërkuar kurrë, ai do të transferohet në Premier League”

21 Korrik 2026
18:43
Telesport
back button

Fabrizio Romano ka zbuluar një prapaskenë të bujshme në merkato. Prej kohësh është përfolur për një interesim të vazhdueshëm të Milanit, ndaj mbrojtësit të Benfica-s, Antonio Silva, por e vërteta është ndryshe.

Romano zbulon se Milan nuk ka qenë kurrë në bisedime me Benfica për Antonio Silva dhe se mbrojtësi portugez është drejt transferimit në Premier League tek ekipi i Bournemouth.

“Benfica nuk mori asnjë telefonatë nga Milan. Dhe Milan nuk i ka bërë kurrë një ofertë Benfica-s ose lojtarit”, thotë Romano. Vlera në treg e Antonio Silva sipas Transfermarkt është 25 milionë euro. Pak a shumë kjo pritet të jetë shifra për marrëveshjen mes Bournemouth dhe Benfica.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit